Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

David dhe Victoria Beckham festojnë 25 vjetorin e martesës dhe rikrijojnë veshjen ikonike të dasmës

Shkruar nga Newsbomb
David dhe Victoria Beckham festojnë 25 vjetorin e martesës dhe
FotoMontazh/ David dhe Victoria Beckham në dasmën e tyre dhe pas 25 vitesh

Ish-futbollisti i njohur, David Beckham dhe bashkëshortja e tij, sipërmarrësja e njohur, Victoria festojnë ditën e sotme 25 vjetorin e martesës. Në këtë ditë të veçantë, çifti kanë vendosur që të rikrijojnë veshjen ikonike ngjyrë të “purpurt” që ato patën veshur kur u martuan në 1999.

David dhe Viktoria duket se kanë bërë të pamundurën për të rikrijuar momentin e bukur të 25 viteve më parë. David ishte ai që ndau foto nga ky moment, ndërsa ato ishin ulur sërish në fronin e artë, njëjtë si në dasmën e tyre, ndërsa kishin veshur outfitin e famshëm të përpurt, të ngjashëm me atë të 25 viteve më parë.

“Shiko çfarë gjetëm”,- shkruan David në rrjetin social Instagram. shaka David, duke postuar një foto të tyre të ulur në fron.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Një herë David bëri shaka për veten e tij në Radio 4 Desert Island Discs dhe tha se dukej si një nga djemtë e filmit “Dumb and Dumber”.

Gjithashtu, në dokumentarin e tij “Beckham” ai ka reflektuar për veshjen vjollcë duke thënë: “Po mundohem të kujtoj se kur vendosa të vesh një kostum lejla dhe nuk e di kur ndodhi. Mendoj se e kam ndjekur Victorian në këtë, por çfarë po mendonim?”.

 Në fillim të lidhjes së tyre, çifti dallohej për veshjet e kombinuara të tyre. Nga kjo marrëdhënie martesore, ato kanë tre djem, Brooklyn 25 vjeç, Romeo 21 vjeç, Cruz 19 vjeç dhe vajzën Harper, 12 vjeç.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese