
Reperi i njohur, Arkimend Lusha (Stresi) është riktheyr në fokusin e mediave rozë ditët e fundit dhe kjo jo pa arsye. Rikthimi i tij me ish-partneren, Kejsi, ishte një surprizë për fansat dhe ndjekësit, të cilët e pritën me reagime mjaft pozitive.
Ishte vetë reperi ai që deklaroi rikthimin me disa foto të postuara dhe fjalë zemre të dedikuara. Duket se çifti këtë herë është rikthyer për t'u mos u ndarë më kurrë, madje mund të kemi edhe një dasmë.
Në një dalje të tij të fundit, Stresi foli për jetën e tij private dhe projektet muzikore. Teksa u pyet në lidhje me rikthimin me Kejsin, Stresi nxiti zërat për një dasmë në horizont, teksa tha se kjo mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa mendohet.
“Dasma do jetë më shpejtë sesa mund ta mendoni.”, tha Stresi, por pa dhënë më shumë detaje. Megjithatë, pritet të shohim nëse çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë.