Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende, komentuesit e “kryqëzojnë”! Partneri i del në mbrojtje: Nëse doni iu adoptoj dhe ble një golf 2sh

Shkruar nga Newsbomb
Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende,
Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji

Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur shqiptare shumë shpejt do të bëhet mami i një djali. Ndërsa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ajo dhe partneri i saj i kanë blerë bebushit të tyre “Lamborghinin” e tij të parë.

Bëhet fjalë për një “Lamborghini baby stroller”, pra një karrocë për fëmijë e cila ka vetëm disa javë që është lancuar nga kompania prestigjoze, kushton gati 5 mijë euro dhe ka vetëm 500 të tilla. Dhe një prej tyre ndodhet në duart e këngëtares shqiptare.

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende,

Kjo karrocë e veçantë në vlerë mbi katër mijë euro ka marrë vëmendjen e të gjithëve, duke e kritikuar se ka lekë nuk do të thotë të bësh shpenzime të tepërta.

 “Karrocë për fëmijë lambo është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit.

Një tjetër komentues tha: “Mendjemadhësia ndonjëherë është shumë e keqe kur e tregon se kush je. Unë mendoj se është e tepruar një karrocë fëmijësh kaq të shtrenjtë ku ndërkohë ka familje që nuk kanë fare”.

Menjëherë partneri i Dafinës, Kreshnik Gjergji nuk ka hezituar dhe iu është kundërpërgjigjur komentuesve “dhëmbë më dhëmbë’’.

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende,

“Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq”, i është përgjigjur Gjergji.

Kreshniku shtoi: “Tash ata që nuk kanë a mos me pas krejt a si ke dëshirë? Ata që nuk kanë, nuk ua kemi marrë ne. Ne me lekë tonat po jetojmë. Mos u merakosni ju hiç kush ka e kush nuk ka, ne ndihmat nuk i publikojmë”.

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende,

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende,

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese