Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Dafina Zeqiri e revoltuar, ka dy fjalë për burrat: Do doja që të përjetoni dhimbjen dhe ndryshimet hormonale...

Shkruar nga Newsbomb
Dafina Zeqiri e revoltuar, ka dy fjalë për burrat: Do doja që
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali, ndërsa e prekur ka reaguar sërish pas kritikave në rrjetet sociale ku e gjykojnë për trupin.

Dafina në një reagim të gjatë tregon se shtatzënia është një proces natyral dhe unik për çdo grua, por do dëshironte “që këta burra të mund ta përjetonin dhimbjen, ndryshimet hormonale dhe gjykimin që përjetojnë gratë”, duke ju referuar komenteve të nmëshkujve në rrjetet sociale.

Unë me të vërtetë e përçmoj mënyrën se si disa burra sidomos online, gjykojnë gratë, veçanërisht gratë shtatzëna, për mënyrën si ndryshojnë trupat dhe emocionet e tyre.

Shtatzënia është një proces natyral dhe çdo grua e përjeton ndryshe. Një grua sakrifikon trupin, emocionet dhe jetën e saj për të rritur një qenie tjetër njerëzore, ashtu si personi që gjykon, dikur rritej në barkun e nënës së vet.

Është e dhimbshme, por më jep fuqi të di që po sjell në jetë një djalë dhe do ta rris me respekt të thellë për gratë. Do të doja që këta burra të mund ta përjetonin dhimbjen, ndryshimet hormonale dhe gjykimin që përjetojnë gratë, vetëm për të kuptuar më mirë. Disa burra kanë vërtet nevojë të hapin sytë dhe të tregojnë më shumë respekt.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese