Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Cristiano Ronaldo shuan kureshtjen! Kur do të martohet ai me modelen Georgina Rodriguez

Shkruar nga Newsbomb
Cristiano Ronaldo shuan kureshtjen! Kur do të martohet ai me modelen
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Futbollisti Cristiano Ronaldo, si rrallë herë ka folur për marrëdhënien me nënën e dy fëmijëve të tij, Georgina Rodriguez.

Në një intervistë për reality show Netflix “I Am Georgina”, 31-vjeçarja zbuloi se miqtë e saj vazhdimisht bëjnë shaka për dasmën, duke e pyetur se kur do të martohen.

Në fakt, futbollisti është shprehur se kurorëzimi i martesës së tyre do të ndodhi kur të ndjejnë “klikun” mes tyre.

40-vjeçari është në një lidhje me modelen 31-vjeçare që prej vitit 2016 dhe së bashku kanë dy vajza. Rodriguez jeton edhe me tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, me të cilët ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Unë gjithmonë i them asaj, kur të ndjejmë atë klikun. Si çdo gjë në jetën tonë, ajo e di saktësisht se çfarë dua të them. Mund të bëhet brenda një viti, mund të bëhet për gjashtë muaj, madje mund të bëhet në një muaj. Unë jam 1000% i sigurt se do të ndodhë ,” tha ylli portugez.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese