Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

CNN rendit performancat më të mira në Eurovision, Shqipëria prin listën, si listohen vendet e tjera

Shkruar nga Newsbomb
CNN rendit performancat më të mira në Eurovision, Shqipëria
Shkodra Elektronike

Teksa vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e Eurovision 2025, e cila mbahet në Basel të Zvicrës, CNN ka renditur performancat e këngëtarëve nga më e mira deri tek më e keqja.

Artikullin e tyre për dy gjysmëfinalet e Eurovisonit, CNN e ka titulluar: ’’E mira, e keqja dhe e shthurura: Të 26 këngët e Eurovisionit, të renditura nga më e keqja tek e para’’.

Media britanike e ka nisur nga e ‘’’keqja’’, pra nga vendi i fundit, më saktë i 26-ti, që i bie të jetë Armenia me grupin Parg dhe këngën “Survivor”. Teksa ka folur rreth grupit dhe performancës, kënga përfaqësuese e Armenisë këtë vit, CNN e cilëson si: ‘’’E tmerrshme’’.

Në vendin e 25-të renditet San Marino me Gabry Ponte, “Tutta L'Italia”, duke e krahasuar me një hit të vitit 1998, por pak më ndryshe, këngë e cila sipas medias britanike flet për: “Spageti, verë, Ati ynë dhe Mona Lisën”.

Vendin e 24-të e mban Mbretëria e Bashkuar,  me këngën, "What The Hell Just Happened" nga grupi Remember Monday, ku ashtu si Armenia, është cilësuar me skenografi të tmerrshme dhe të mërzitshme, gjithashtu e lodhshme.

“Kjo këngë është një kopje e përkohshme e një epoke të kaluar që nuk i trajton fansat e Eurovisionit me respektin që meritojnë. Britania po përballet me një katastrofë; ata thjesht nuk e kuptojnë ende”, shkruan CNN.

Shteti portugez me këngën “Deslocado” nga Napa, renditet në vendin e 23-të, e cilësuar si e bukur, ku gjithashtu sugjerohet për repertorin e këngëve, vetëm të dilën në mëngjes ama.

Në vendin e 22-të, kemi Lituaninë me Katarsis kënga “Tavo Akys”: “Është e mërzitshme. Është paksa e mërzitshme. Katarsis po punon qartë për diçka, dhe kjo është shumë mirë, por nëse Eurovision është një festë, ai është konkurrenti me të cilin nuk do të doje të zihesh në bisedë”, thotë CNN.

Gjermania renditet në vendin e 21-të, me Abor & Tynna, "Baller", aspak pretendente për të fituar, por CNN i dedikon: “tekstin më të keq të konkursit” dhe një këngë “tinëzare”.

Vendi më problematik këtë vit është Izraeli për shkak të luftës, por që ka arritur të jetë në vendin e 20-të me  Yuval Raphael, “Neë Day Ëill Rise”. Kënga i referohet sulmeve të Hamasit, ndërsa shkruhet se në nivel muzikor është më e dobëta.

Kalojmë tek vendi i 19-të, e cila i përketë Spanjës, me Melody, “Esa Diva”, artikulli shkruan: “Nëse paratë mund të blejnë akses, ato nuk garantojnë pikë. Skenografia e Melody është e mrekullueshme, dhe kjo këngë është një rrëmujë e nxehtë dhe kaotike, por është e vështirë të imagjinosh që juria ose televotuesit ta pëlqejnë.

Islanda mban vendin e 18-të, me VÆB, “Róa”, këngë që sjellë energji, e cila “nxjerrë shikuesit nga një gjumë i shkaktuar nga baladat.

Norvegjia renditet e 17-ta, me Kyle Alessandro, “Lighter”, ku për këtë CNN nuk ndalet shumë. Teksti cilësohet si e përdorur në “Google Translate 16 herë”.

Polonia në vendin e 16-të, me Justyna Steczkoëska, “GAJA”, një këngëtare që kthehet në skenën e Eurovisionit për herë të dytë pas 30 vjetësh, e cilësuar me performancë magjepsëse.

Letonia në vendin e 15-të, me Tautumeitas, “Bur Man Laimi”: “Një grup etno-pop me gjashtë femra të frymëzuara me imazhe folklorike letoneze me një këngë eterike dhe një rutinë vallëzimi të provuar në mënyrë të përsosur. Por është pikërisht ajo që duhet të jetë Eurovision”.

Greqia me Klavdia, “Asteromáta”, në vendin e 14-të, cilësohet si baladë rrëqethëse dhe ambicioze.

Vendi i 13-të i përket Holandës me  Claude: "C'est La Vie", me refren të çuditshëm dhe e kënduar në mënyrë të përsosur.

Ukraina është në vendin e 12-të me Ziferblat, “Bird of Pray”, shkëlqyese si askush tjetër dhe këngë e guximshme, ku nëse do e përkthenim në shqip do të ishte “Zogu Lutës”.

Estonia në vendin e 11-të me Tommy Cash, “Espresso Macchiato”, e cila ka shkaktuar debate mes shteteve përfaqësuese në Eurvision.

Malta në vendin e 10-të, me Miriana Conte, "Serving", e cilësuar si stili i Ariana Grandes dhe akrobaci vokale mbresëlënëse.

Danimarka në vendin e 9-të me  Sissal, “Halucination”, e cilësuar:  “mirë edhe me kufje, por është shumë më mirë edhe në performancën live”.

Suedia në vendin e 8-të me KAJ, “Bara Bada Bastu”, tërheqëse, por sipas CNN nuk mund të krahasohet me fituesit e mëparshëm suedezë si ABBA dhe Loreen.

Luksemburgu mban vendin e 7-të me Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”, argëtuese, por e nënvlerësuar. Sipas CNN do të ishte “krim nëse kjo këngë nuk do të kishte sukses”.

Italia në vendin e 6-të me Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”, është një këngë e bukur, që luan me temat e maskulinitetit dhe imazhit për vete.

Franca në vendin e 5-të me Louane, "Maman", baladë prekëse dedikuar nënës së tij, ku sipas tyre është kënga që mund t’i tejkalojë të gjitha.

Zvicra në vendin e 4-të me Zow Mw , “Voyage”, e cilësuar mahnitëse, e kënduar mrekullisht dhe e xhiruar në mënyrë kinematografike.

Vendin e tretë e mban Finlanda me Erika Vikman, “Ich Komme”, këngë e cila flet për një për një orgazëm thotë CNN.

Austria me JJ, “Dashuri e humbur” mban vendin e 2-të, por mund të dalë përsëri në krye, por fituesit e njëpasnjëshëm rrallë tingëllojnë kaq njësoj.

Erdhëm tek vendi i parë me këngën “Zjerm” të Shqipërisë me Shkodra Elektronike, CNN shkruan se nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në ofertë, dhe si rezultat, ata po marrin vëmendjen e merituar nga fansat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese