
Këngëtarja me famë botërore, Camila Cabello pas publikimit të albumit të saj të katërt, në një intervistë për BBC ka thënë se ishte e nervozuar se si do pritej nga publiku, por mbeti e kënaqur nga rezultati.
Në prononcimet e saj për kamerën e BBC-së, ajo iu referua pjesëmarrjes së artisteve femra në festivalin e famshëm muzikor Glastonbury, i cili për herë të parë këtë vit priti dy headliner femra, Dua Lipa dhe SZA .
Ajo iu përgjigj një pyetjeje nëse qëndrimi i njerëzve ndaj artisteve femra është i ndryshëm sesa ndaj kolegëve të saj meshkuj:
“Padyshim që mendoj se ata na trajtojnë ndryshe, por përgjigja është më e ndërlikuar. Mendoj se përmes vështirësive kanë dalë në pah këta artistë të jashtëzakonshëm si SZA dhe Dua Lipa dhe të gjithë të tjerët që po dalin tani.
Ne duhet të përshtatemi në mes të vështirësive dhe kështu bëjmë shfaqje të shkëlqyera, sepse punojmë dhjetë herë më shumë për t’u parë, marrë seriozisht dhe respektuar."