
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi feston sot ditëlindjen. Këngëtarja nga Kosova, e njohur jo vetëm nga shqiptarët, por ndërkombëtarisht ka fryrë në festën e ditëlindjes 30 qirinj.
E lindur më 1994, Era sot feston 30-vjetorin e lindjes së saj ku ka marrë shumë urime të përzemërta nga ndjekësit, personazhet publikë dhe familjarët.
Për të festuar ditëlindjen e saj, Era organizoi një festë me miqtë dhe të afërmit, ku nga postimet në rrjetin social Instagram, mund të shohim se ishte një ambjent i dekoruar mjaft bukur me një veshje transparente dhe me pupla që binte në sy. Nga videot e publikuara shihet se është motra e saj, këngëtarja Nora Istrefi e cila i afrohet me tortën e ditëlindjes ku Era i ka ftyrë qiriut.
Ende nuk dihet se kush nga personazhet e tjerë publik ishin në festën e 30-vjetorit të këngëtares ndërsa fotografitë dhe videot në orët në vazhdim do e tregojnë.