
Këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi së bashku me partneren e tij Selvijen, dhe djalin Roeli janë zhvendosur për të jetuar në Tiranë.
Së fundmi Shpati ka zbuluar se përse së bashku me familjen ka zgjedhur të jetojnë në Tiranë dhe të lenë Shkupin, vendlindjen e tij. Ai ka thënë se arsyeja është djali i tij, për kopstet, shkollat si dhe gjuha shqipe më e pastër. Nga ana tjetër vendimi erdhi edhe si pasojë e mundësive më të mira për karrierën e tij si këngëtar dhe punën si biznesmen.
“Tirana është qyteti që gjithmonë më ka tërhequr. Kam nostalgji për Tiranën, kam fituar mbi 20 çmime. Kam një periudhë të mirë këtu. Unë jam prodhim i Tiranës, Shqipërisë. Arsyeja e parë është djali im, Roeli por edhe mundësitë e mia për karrierë dhe punën.
Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.”
Ai shprehet se ka vendosur të bëjë një jetë ndryshe se ajo e Shkupit.
“T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, - u shpreh Kasapi.