Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Bota e modës në zi, ndërron jetë Roberto Cavalli

Shkruar nga Newsbomb
Bota e modës në zi, ndërron jetë Roberto Cavalli
Roberto Cavalli

Stilisti i famshëm italian, Roberto Cavalli ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 83-vjeçare. Gjeniu dhe pronari i firmës luksoze të veshjeve, çantave dhe aksesorëve, Roberto Cavalli ka ndërruar jetë në Firence, pas një sëmundjeje të gjatë nga e cila vuante prej kohësh.

Ai ka lënë pas gjashtë fëmijë, më i vogli Giorgio vetëm një vjeç. Momentet e fundit të jetës i ka kaluar në shoqërinë e partneres së tij,  Sandra me të cilën bashkëjetonte prej shumë vitesh. 

Kush ishte Roberto Cavalli

Roberto Cavalli ishte themeluesi i shtëpisë së modës fiorentine me të njëjtin emër. Gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte i njohur për koleksionet e veprave të artit që i ekspozonte në Galerinë Uffizi në Firence. Babai i tij Giorgio u vra nga nazistët gjatë një përplasjeje në komunën Cavriglia në vitin 1944. Cavalli ka gjashtë fëmijë: Tommaso, Cristiana dhe Robert nga martesa e tij e parë, Rachele dhe Daniele nga martesa e tij e dytë.

Ndërsa, Giorgio lindi më 8 mars të vitit të kaluar dhe është fëmija i gjashtë që stilisti pati në moshën 82-vjeçare me partneren suedeze, Sandra Nilsson.

Humbja e Cavallit sigurisht që ka lënë një boshllëk të madh në fushën e modës, ndonëse ai e shiti kompaninë me të njëjtin emër në vitin 2015. Elementi dallues i markës së tij ishte printi animal, peliçet me qëndisje, fustanet e gjata me të çara të theksuara dhe shumë transparencë.

Krahas koleksioneve të veshjeve, Cavalli krijoi dhe linjën e dedikuar për të brendshmet e meshkujve e quajtur Just Cavalli. Ndërsa, në vitin 2012, krijoi edhe sektorin e dedikuar për arredimin dhe shtëpitë me emrin Cavalli Home.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese