Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Big Brother Vip përfundoi, Egli Tako flet për herë të parë për lidhjen me Gjestin jashtë shtëpisë

Shkruar nga Newsbomb
Big Brother Vip përfundoi, Egli Tako flet për herë të
Egli Tako

Egli Tako ka folur pas përfundimit të spektaklit të madh të Big Brother Vip Albania. Pasi dritat ishin fikur dhe trofeu shkoi në duart e partnerit të saj, Gjestit, Egli ka ndarë me publikun dhe disa “sekrete” të vogla lidhur me atë çfarë ajo pëlqen te këngëtari.

Sipas ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, humori ka qenë “çelësi” me të cilin Gjesti ka arritur të “hapë” zemrën e saj.

 “Fakti që më bën për të qeshur, di të jetë dimensional,” tha ajo, ndërkohë që më tej theksoi se para se fituesin e këtij edicioni ta shihte për diçka më tepër, fillimisht e ka parë krah vetes si një shok të mirë i cili e kupton për gjithçka.

 “Kam parë një shok te Gjesti, para se të shihja diçka tjetër”, tha ajo, ndërkohë që e pyetur më tej se si do shkojë marrëdhënia mes tyre, tani që Big Brother Vip mbaroi, Egli tha se preferon që ta lërë gjithçka të rrjedhë natyrshëm.

“Do e lë gjënë të rrjedhë, ashtu siç është e shkruar të rrjedhë”, theksoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese