Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Besi e quajti “mosmirënjohëse” pas ndarjes, reagon Xhensila: Në mundsh t’a ruash arsyen, kur bota humbet fillin!

Shkruar nga Newsbomb
Besi e quajti “mosmirënjohëse” pas ndarjes, reagon
Aktori, Besard Kallaku dhe këngëtarja, Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas valës së komenteve të fansave në rrjetet sociale se kënga e fundit e titulluar "Mosmirënjohja" e aktorit Besard Kallaku, ish-bashkëshortit të saj është dedikim për të.

Në këto komente, këngëtarja Xhensila, cilësohet si tradhëtare e dashurisë dhe mosmirënjohëse ndaj sakrificave që Besi bëri për hir të saj.

Nëpërmjet një “story” në rrjetet sociale, këngëtarja ka hedhur një pjesë të shkëputur nga poezia e famshme me  “Në mundsh” e autorit Rudyard Kipling, duke goditur në këtë mënyrë supozimet e fansave dhe mediave sociale për akuzat në dukje të padrejta të hedhura kundrejt saj.

Xhensila duket se ka vendosur që të qëndrojë në heshtje, duke përcjellë mesazhin se ndaj shpifjeve do të qëndrojë pa folur.

A, kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh, Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur, Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh!”,- shkruan këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Reagimi i Xhensilës në rrjetin social Instagram:

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin

E fajin ty ta hedh,- dhe vetes t’i besosh sa herë te ty dyshojnë e s’të përfillin

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur

A, kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh

Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh!

Kujtojmë se aktori Besard Kallaku publikoi një këngë 2 ditë më parë në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj, në të cilën Besi këndon vetëm një pjesë në fund, ku gjatë rreshtave ai shprehet:

“Nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën, a do të mbash mëkatin, apo do bësh viktimën?”

Vetëm kaq është dashur që fansat e tij të aludojnë se kënga e publikuar nga aktori është një dedikim për ndarjen me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese