Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Besi e quajti “mosmirënjohëse” pas ndarjes, reagon sërish Xhensila: Askush nuk mund të të thyejë

Shkruar nga Newsbomb
Besi e quajti “mosmirënjohëse” pas ndarjes, reagon
Bes Kallaku - Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj ka reaguar sërish, teksa vijojnë komentet në rrjetet sociale, se e kënga e fundit e titulluar "Mosmirënjohja" e aktorit Besard Kallaku, ish-bashkëshortit të saj është dedikim për të.

Në këto komente, këngëtarja Xhensila, cilësohet si tradhtare e dashurisë dhe mosmirënjohëse ndaj sakrificave që Besi bëri për hir të saj.

Mirëpo duket se Xhensila ka vendosur që nëpërmjet një video në rrjetet sociale, ku shfaqet tepër sensuale t’i tregojë Besit se çfarë ka humbur.

Veç pamjes, Xhensila nëpërmjet postimit ka përcjellë dhe një mesazh, teksa shkruan: “Gjithmonë mbaj mend, ti je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, shkruan Xhensila.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese