Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Besi dhe Xhensila ZYRTARISHT të divorcuar! Zbardhet VENDIMI i Gjykatës: Sa lekë duhet të paguaj aktori çdo muaj për fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
Besi dhe Xhensila ZYRTARISHT të divorcuar! Zbardhet VENDIMI i
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, ish-çifti më i dashuri i showbizz-it shqiptar, tashmë janë zyrtarisht të ndarë.

Newsbomb ka zbardhur vendimin e plotë të Gjykatës së Tiranës mbi divorcin e Besit me Xhensilën.

Gjykata e Tiranës pasi ka dëgjuar kërkesat e të dyja palëve ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj për fëmijët, ndërsa Xhensila Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen Kallaku.

Besi dhe Xhensila ZYRTARISHT të divorcuar! Zbardhet VENDIMI iBesi dhe Xhensila ZYRTARISHT të divorcuar! Zbardhet VENDIMI i

Në vendimin e zbardhur citohet se Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht, si dhe për pushime dimërore nga data 31 Dhjetor deri më 6 Janar.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës ka hyrë në fuqi prej muajit dhjetor, 23 Dhjetor 2024 ku dhe është zyratarizuar divorci mes palëve. Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet që çuan një ndër çiftet më jetëgjatë të showbizzit drejt ndarjes.

Xhensila në një intervistë në muaji Dhjetor, they heshtjen për herë të parë ku tregoi se kriza ka nisur vitet e fundit, ndërsa “fajin” ia la mungesës së komunikimit.

Duke thekuar disa herë gjatë rrëfimit se divorcin e kërkoi vetë ajo, Xhensila tha se i duhej të merrte vendimin më të mirë për të, Besin dhe për dy fëmijët.

Ndarja e Xhensilës dhe Bes Kallaku “pushtuan” për shumë muaj titujt e lajmeve të showbizit shqiptar. Disa madje aluduan se ndarja e tyre nuk ishte reale, por fiktive për të shpëtuar pasuritë e padeklaruara.

Kujtojmë Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës. Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese