
Besa Kokdhima
Ashtu siç pritej, Besa Kokëdhima ka elektrizuar skenën e Eurovizionit, me performancën e saj të ndjerë.
Kënga “Titan”, shëmbëlltyrë e zërit të saj, ndezi skenën madhështore në Malmo Arena, Suedi. Në mënyrë dinjitoze, ashtu si vokali i këngëtares, skenografia dhe veshja ishin kuruar me detaje, ku ngjyra e kaltër mbizotëronte.
Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë me kodin 02, një formë mbështetje për këtë moment kaq të rëndësishëm, jo vetëm për Besën, por edhe për Shqipërinë.
@rtshqiptar Fantastikeeeeeeeeee @besa “Titan” mbërtheu arenën e Malmos duke dhuruar një spektakël të vërtetë! Ylli shqiptar ka shkëlqyer me interpretimin potent, vokalin e jashtëzakonshëm dhe performancën e kuruar në detaje! Votoni 02, votoni Titan, votoni Shqipërinë! Të duam Besaaa! #rtsh #eurovison2024 #titan #besakokedhima #shqiperia ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar
Sondazh
Poll
Lexo gjithashtu
Showbiz & Lifestyle
VIDEO/ Djalë apo vajzë? Einxhel Shkira dhe Dj Dagz zbulojnë gjininë e bebit
Showbiz & Lifestyle