Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Bes Kallaku i përlotur flet për dashurië e madhe të jetës: Kam pasurinë më të madhe

Shkruar nga Newsbomb
Bes Kallaku i përlotur flet për dashurië e madhe të
Bes Kallaku

Si rrallë herë Bes Kallaku ka folur për jetën e tij private, lajmet që kanë qarkulluar muajt e fundit për marrëdhënien e tij me Xhensila Myrtezaj si dhe projetet e reja ne jetën profesionale.

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetje i është përgjigjur në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Aktori i humorit nuk ka hezituar të përgjigjet se po, është i plotësuar, pasi ka pasurinë më të madhe, fëmijët e tij.

Jam shumë i lumtur. Kam pasurinë më të madhe, dy fëmijët e mi. Jam i lumtur, jam i qetë, mendoj që kam arritur shumë. Njësia matëse e pasurisë është lumturia. Mendoj që kam arritur nga ku vija dhe ku jam, kam bërë hapa shumë para. E gjithë kjo është lavdi vetëm e Zotit. Zoti nuk të çon rastësisht aty ku je. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Unë kam parë njerëz me xhepin plot dhe zemrën bosh dhe anasjelltas. Plotësia e zemrës është ajo që njeriu ka nevojë të ketë. Shqipëria për mua është vendi më i bukur në botë. Këtu kam arritur gjithçka. Njerëzit janë ata që të prishin dëshirën, bukurinë dhe gjithë përrallën e bukurive të këtij vendi.”

Besi ka treguar edhe si po i përjeton lajmet që kanë qarkulluar në rrjet kohët e fundit në lidhej me ndarjen nga Xhensila. Për këngetarin lajmet e mira nuk përbëjnë lajm dhe se çdo gjë e nxjerrin nga konteksi.

“Këtu njerëzit, dhe problematike është fakti që vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marrr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë.

Mes emocionesh dhe lotësh, flet edhe për marrëdhënien me fëmijët. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët.

Unë mundohem t’i induktoj Ajkës sa më shumë dhe sa më tepër jetën e fshatit. Sa herë është me mua mbjellim lule bashkë. I pëlqen jeta e fshatit, e marr te kafshët. Gjatë verës ne mbarojmë të shkojmë në fshat. Shkojmë te Ija, rrimë aty. Fëmijët e sotëm, brezin e sotëm, teknologjia i ka nxjerrë nga natyrshmëria.

Unë nuk dal në intervista. Nuk flas për jetën time personale sepse t’i marrin dhe t’i nxjerrin nga konteksti. Bëjnë lajm për klikime. Lajmi i mirë nuk përbën më lajm. Publiku ka nevojë të dëgjojë mesazhe. Nuk po i mësoj unë, por po i them të gjithëve kushdo që ka mundësi të japë mesazhe njerëzore.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese