
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk janë të sigurt nëse lidhja e tyre po funksionon siç duhet.
Dyshja u ribashkuan pas shumë vitesh të ndarë dhe ndërsa fillimisht dashuria e tyre dukej e pashuar, në fund rezultoi se distanca mes tyre nuk funksionoi pozitivisht.
Të dy janë në faza të ndryshme të jetës së tyre, ndërsa një burim nga ambienti i tyre shprehet se duan të ndahen për pak kohë, për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy.
“Ata duan të jenë vetëm për një kohë, të marrin hapësirë për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy”, thotë burimi për US Weekly.
Ajo shpjegon gjithashtu se stili i jetesës që ka zgjedhur secili prej tyre nuk përputhet me atë të tjetrit, ndërsa Ben Affleck thuhet se është i “presionuar” nga kërkesat e përditshme të gruas së tij.
Sipas të njëjtit publikim, problem në lidhjen e tyre duket se është pjesa financiare, ku çifti jeton në një rezidencë luksoze në Brentwood, ku qiraja arrin në 100 mijë dollarë në muaj.
Jennifer Lopez, megjithatë, nuk duket aq e prirur për t'u fokusuar në problemet në marrëdhënien e tyre tani, pasi ajo është e zënë me fillimin e turneut të saj.
“Ajo është shumë e fokusuar në punën e saj. Detyrimet e saj profesionale gjatë kësaj periudhe janë shtuar” , tha burimi.
Sondazh