Aktorja e njohur Margot Robbie, e cila ka luajtur në filmin ikonik “Barbie” është bërë nënë për herë të parë.
Aktorja australiane ka mirëpritur një djalë me bashkëshortin e saj, aktorin dhe producentin britanik Tom Ackerley, sipas revistës People.
Çifti nuk e kanë bërë publike lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës dhe as emrin e tij. Shtatzënia e Robbie u bë publike në korrik, kur çifti u fotografua me pushime në Itali, pasuar nga disa paraqitje në tapetin e kuq.
Robbie dhe Ackerley u martuan në Bayron Bay në vitin 2016, pasi u takuan tre vjet më parë në xhirimet e dramës së Luftës së Dytë Botërore Suite Francaise.
Robbie dhe Ackerley themeluan kompaninë e prodhimit LuckyChap Entertainment në vitin 2014, së bashku me asistent regjisorin britanik Josey McNamara dhe producenten australiane të filmit Sophie Kerr.