Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Austria fiton Eurovisionin, Shkodra Elektronike me "Zjerm" zë vendin e tetë

Shkruar nga Newsbomb
Austria fiton Eurovisionin, Shkodra Elektronike me "Zjerm" zë
Shkodra Elektronike

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovision 2025, duke grumbulluar 218 pikë në total.

Ndërsa fitues u shpall Austria me këngëtarin me origjinë filipinase, JJ me këngën “Wasted Love”. Kënga austriake, parakaloi Izraelin me votat e publikut dhe arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare.

Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha Shkodrës Elektronike 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve.

Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.

Pikët në total 218

Votimi nga publiku 173

Votimi për Shqipërinë nga juria- 45 pikë

Suedia 3 pikë

Azerbaixhan 0 pikë

Malta 0 pikë

Holanda 1 pikë

Sllovenia 0 pike

Armenia 0 pikë

Luksemburg 0 pikë

San Marino 0 pike

Ukrainë 0 pikë

Norvegjia 0 pikë

Austria 0 pikë

Franca 12 pikë

Italia 3 pikë

Portugalia 4

Danimarka 0

Letonia 0

Kroacia 0 pike

Irlanda 0 pike

Polonia 5 pike

Mali i Zi 10 pike

Greqia 2 pike

Serbia 0 pike

Cekia 0 pikë

Britania e Madhe 0 pike

Spanja 1 pike

Finlanda 0

Australia 0

Gjermania 0

Belgjika 0 pikë

Izraeli 0 pike

Lituania 0 pikë

Gjeogjia 0 pikë

Qipro 4 pikë

Estonia 0 pikë

Zvicra 0 pikë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese