
Një atmosferë e jashtëzakonshme u krijua gjatë mbrëmjes së djeshme në Parkun e Liqenit në Tiranë, gjatë përformancës së DJ të njohur ndërkombëtar, Martin Garrix.
Midis ngjyrave, ritmit të muzikës së tij të mrekullueshme dhe kërcimit, të pranishmit përjetuan një spektakël me fishekzjarre dhe efekte speciale muzikore.
Garrix elektrizoi skenën me një repertor të pasur këngësh dhe hitesh, duke krijuar momente të paharrueshme, e ndërsa ajo që mund të quhet si ëmbëlsira e mbrëmjes ishte interpretimi i “Valles së Shotës”.

Në një postim në rrjetin social, Instagram, dj. Garrix ka shpërndarë disa momente nga atmosfera e krijuar në Tiranë, ndërsa krahas shkruan se ajo ishte një natë e paharrueshme dhe se do të kthehet sërish.
“Shfaqja e parë në Shqipëri, por padyshim jo e fundit, faleminderit për natën e paharrueshme”,- shkruan dj. Garrix.
View this post on Instagram