Historia e Drenusha Latifit dhe Atilla Kardash u bë kryefjala e mediave kosovare, por dhe në Shqipëri pas hyrjes së tyre në Big Brother VIP Kosova.
Kjo ka bërë që kurioziteti i njerëzve mbi historinë e tyre ka qenë shumë i madh.
Së fundmi banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Drenusha Latifi ka treguar një histori të së kaluarës, ku pjesë e saj është edhe Diana Tahiri, ish-banorja e këtij edicioni. Ajo ka folur për vajzën e dajës së Dianës, përfshirë këtu edhe ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh ku tregon se para se këta të krijonin një lidhje e më pas martesë, Atilla ka pasur një takim me këtë vajzë, por që kjo me vite nuk i ka lënë të qetë.
“Se në Suedi jeton ajo, Atilla ka dalë një herë me të çikën e dajës saj, ajo ka qenë e ndarë me një fëmijë dhe nuk ka dalë më me të. Është e bukur e krejt, bile edhe Diana ka qenë prezent. Nuk e kam njohur, as me të as me këto. Histori tepër moti. Mua nuk më ka thënë asgjë se është tip më ndryshe.
Më vonë më ka treguar se e njeh përmes çikës dajës vetë, asgjë më shumë. Edhe lidhja jonë ka vazhduar dhe është harruar ky muhabet. Ajo nuk iu ka falur këtyre se pse shoqja juaj po del me atë, kur e dini se mua më ka pëlqyer ai, edhe këto nuk e kanë parë të arsyeshme sepse nuk ka qenë lidhje, një e dalur. Edhe ajo nuk iu ka fol këtyre.
Unë kam shkuar në Suedi, ajo ka insistuar me bë gjithçka, me njerëzit e tij me të tjerë ka shpifur.
Çfarë nuk ka bërë. Për një moment jam takuar edhe me nënën e vajzave, do të thotë Dianës edhe më ka thënë, do të flas me të. I ka thënë a ke pasur diçka me të, atëherë çfarë po do.
Ajo herë pas here i ka folurkëtij(Atillës), me atë pse kë folur për mua edhe pse se ka përmendur kurrë.
Në periudhën kur kam qenë duke u ndarë më dërgoi një koment me profil false. Sipas atij, ky mendon që ajo u ra dhe e kam lënë. Është goxha i thellë si muhabet. Nuk jam marrë me këtë. Në të njëjtën kohë i ka shkruar edhe atij”.