Një nga marrëdhëniet më të komentuara padyshim që ka qenë ajo e Stresit dhe Kejsit. Nuk ka të madh dhe të vogël që s’kanë dëgjuar qoftë njëherë të vetme për martesën e dështuar të reperit dhe dashurinë e tij për bukuroshen Kejsi.
Ndarje, lot, bashkime, fjalë të ngrohta dhe “ofendime”, të gjitha këto i kemi gjetur në një lidhje të vetme pikërisht te ajo e Stresit.
Por, si duket së fundmi çdo gjë ka mbaruar dhe tanimë asgjë nuk i lidh çiftin me njëri-tjetrin. Vetë reperi ka treguar së fundmi se është divorcuar nga Keisi dhe nuk figurojnë burrë e grua më pas në letra.
“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë ‘wow”, tha Stresi në emisionin”Pardon My French”.