Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Arsida heq dorë nga kallëzimi për G-Banin: Më erdhi keq se tha "këto janë lekët e fundit që kam"

Shkruar nga Newsbomb
Arsida heq dorë nga kallëzimi për G-Banin: Më erdhi keq se
Arsida dhe G Bani

Arsida Cerpja, ish-banorja e Big Brother Vip Albania, paralajmëroi që do të padiste për fyerje dhe shpifje G Banin.

Por, teksa kanë kaluar as 24 orë nga përballja që ajo pati mbrëmjen e djeshme me këngëtarin, Arsida ka vendosur që të tërhiqet.

Përmes një video, ish-banorja e Big Brother Vip ka bërë me dije se nuk do të bëjë kallëzim, teksa tregon se e ka se e ka mbyllur çështjen dhe nuk do të procedoj më tutje.

Arsida thotë se ka ndryshuar mendim pasi G Bani i tha se “këto janë lekët e fundit që ka”, duke iu referuar 5 mije euroshit të kutisë së emergjencës.

“Hej përshëndetje. Për të mbyllur dhe këtë histori normalisht nuk do procedoj më tutje se normalisht kur tha G Bani këto janë lekët e fundit që kam, gjithsesi sado inat të kesh prapë më vjen keq dhe nuk do të doja ta përkeqësoja gjendjen e tij edhe pse pavarësisht rëndesës dhe të gjitha gjërave por dua ta mbyll me kaq.

Jam e lumtur se hoqa nga krahët një peshë të rëndë që kisha. Tani mund të them që e kam mbyllur Big-un tim dhe të vazhdoj më tutje. Unë e kisha dëgjuar shumë herë G Banin që kërkonte falje dhe për atë nuk është se më bindi dhe aq por këtë herë dua t’i besoj Arbrit që thotë është i sinqertë.

Shpresoj mos të përsëriten sjelljet e tij edhe pse kam dyshimet e mia, gjithsesi normalisht falja vlerësohet, pranohet dhe shpresoj që me këtë histori jam e sigurt që ka për t’u hedhur një gur për të gjithë ato që shajnë dhe bërtasin dhe ofendojnë që gjithsesi ka një përgjegjësi dhe një peshë për fjalën që thuhet edhe ajo çfarë është e trishtë në përgjithësi se tani u bë ky muhabeti më i madh se ç’ishte është fakti që shqiptarëve nuk u bën më përshtypje asnjë gjë dhe kjo është problem domethënë dukej si gjë e rëndë të merreshe në konsideratë një ofendim se jo po ne na vranë, na presin gjë që për mua nuk është normale se këtu filloj çdo gjë. Gjithsesi siç ju thashë unë e mbarova rrugëtimin tim e mbarova Big-un tim”,  shprehet Arsida.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsida Cerpja (@arsidacerpja)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese