
Njëjtë si çdo vit edhe këtë vit një tjetër bukuroshe ka “rrëmbyer kurorën” e “maturantes së vitit”.
Perëndesha e 2024 është zgjedhur Arjola Osmani, maturantja e “Sami Frashërit” e cila ashtu si dhe kishte planifikuar arriti që të bënte “boom” në tapetin e kuq.
Së fundmi, bukuroshja 18-vjeçare ka folur lidhur me emocionet dhe përgatitjet e natës më magjike, asaj të maturës. Arjola tregoi se përgatitjet për maturën i kishte filluar qysh kur ishte në mini-maturë ku dhe u zgjodh mini-maturantja më e mirë.

"Ishte e përkryer, të gjithë i kishim kushtuar rëndësi detajeve, makinës, fustanit, hyrja e cila ishte e rëndësishme se duhet të bënim boom. Në përditshmëri jemi parë më thjesht me njëri-tjetrin, pa make-up pa flokët e rregulluara mirë, me veshje komode, atë natë ishim të gjithë të veshur shumë bukur”, tha Arjola, teksa ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5”.

Sa kohë përpara kishte filluar të mendoje dhe si duhet të ishte ajo veshja jote për atë mbrëmje?
Arjola: Që kur kam qenë në minimaturë që u shpalla minimaturantja e vitit, thashë do bëhem deh maturantja e vitit 2024. Kisha gjetur një fustan para tre vitesh me shumë xixa, por duke u rritur thashë qetësohu jo kaq shumë xixa. Te fustani jam munduar të jetë perëndeshë, dhe kush ta shihte të thote kjo është perëndeshë. Dhe besoj ja kam arritur.
