
Lart e poshtë po thuhet se Arbana Osmanin dhe Luiz Ejllin do t’i shohim bashkë nën moderimin e Big Brother Vip 3. Dihet që ky format për dy sezone me radhë është moderuar nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, por a do të vijojnë të jenë ende ata apo ato që kemi dëgjuar nuk janë thashetheme?
Lidhur me këto lajme është pyetur vetë Alaudini i cili në një intervistë për “Kosova Today”, tha se gjithçka do të zbulohet në shtator.
Duke refuzuar të japë më tepër detaje moderatori na bëri më konfuzë nga sa ishim. Epo s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim shtatorin dhe të kuptojmë njëherë e mirë se çfarë do të ndodhë.
Pjesë nga intervista:
Kureshtja nis gjashtë muaj më herët. Nga momenti kur fiken dritat, çfarë mund të zbulosh?
Alaudini: Nuk mund të zbuloj asgjë. Po besoj i keni lexuar lajmet, ato mbesin lajme në mendjen e atyre që i lexojnë dhe si duan ta perceptojnë lajmin. Po besoj në shtator zbulohet gjithçka se çka do të ndodh me Big Brother VIP Kosova 3.
Pra, do kemi 3-shin gjithsesi?
Alaudini: Po patjetër, si mbetet të shihet
Të gjitha lajmet duhen injoruar?
Alaudini: Nuk do të thotë që t’i injorosh, por le t’i marrin në formën si dëshirojnë ata