Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Amos Zaharia thyen heshtjen për divorcin e të motrës: Çdo gjë është kalimtare në jetë, unë jam pranë Elias

Shkruar nga Newsbomb
Amos Zaharia thyen heshtjen për divorcin e të motrës: Çdo
Amos Zaharia

Amos Zaharia ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me divorcin e bujshëm të motrës së tij Elia Zaharia me Princ Leka. Elia dhe Princ Leka u divorcuan zyrtarisht më 25 prill, por prej muajsh qarkulluan lajmët dhe aludimet për krizë, tradhëti dhe më pas ndarje e çiftit mbretëror.

Çdo gjë ishte aludim dhe lajme në mediat sociale deri në publikimin e videos ku palët akuzuan njëri-tjetrin për dhunë fizike, ku më pas dhe secili mori urdhër mbrojtje, Elia, Princ Leka dhe Gjergj Zaharia.

Për të gjitha këto ngjarje ka folur sot vëllai i Elias, Amos Zaharia i cili nuk e fsheh se është i tronditur, kjo edhe për shkak të lajmeve të shumta që pushtuan median në ato ditë. I ftuar në një emision televiziv, Amos tha se askush nuk e do divorcin, por kjo gjithashtu është njerëzore.

Në fillim kemi qenë “Tommy e Jerry”. Kur unë dhe Elia ziheshim bëhej spektakël, e merrte vesh një lagje e tërë. Por me kalimin e viteve, aq më shumë mik bëhem me Elian. Mosha dhe pjekuria na ka bashkuar dhe vijon të na bashkojë. Kemi raport shumë të mirë, Elia është një mikeshë shumë e mirë. Ka këshilla praktike dhe është me këmbë në tokë. Unë deri në moshën 12-13 vjeçare kam qenë një makth për familjarët e mi. Prindërit na kanë dhënë të dyve dashuri të pakushtëzuar. E ndjej veten me shumë fat. Ne jemi gjithmonë protektivë ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që secili nga ne përballet me një sfidë familja është mbështetja e parë. Unë jam pranë Elias me gjithë qenien time kur ajo ka nevojë për mua.

Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.

Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës tënde ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë. Por nga ana tjetër kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese