Amos Muji Zaharia ka rrëfyer mbi disa nga ngjarjet që kanë shënjuar në jetën e tij.
Në një interviste në emisionin “S’e luan Topi”, Amos ka folur për divorcin e prinderve, fëmijërinë, por edhe eocionet e takimit të parë më babain në moshën 6-vjeçare.
Amos tregoi momentet e vështira kur nëna e tij pas divorcit u largua nga Shqipëria për në Greqi, vetëm me të dhe motrën e tij, Elia, të cilët ishin në një moshë shumë të vogël.
“Prindërit e mi u divorcuan kur isha shume i vogël, mamaja na mori për dore dhe emigruam në Greqi. Ndonjëherë them me vete ku e gjeti guximin të shkonte me dy fëmijë në mes të hiçit. Deri në moshën 6 vjeçare mendoja që prindi i vetëm është nëna, nëna është dhe babai dhe gjyshja, nëna edhe çdo gjë në një farë mënyre. Pastaj u ribashkova me tim atë dhe zbulova një dimension tjetër të prindërimit dhe e ndjej veten shumë të plotësuar nga kjo.”
Si u ribashkuat me babanë?
Amos Zaharia: Një ditë të bukur kur ishim kthyer në Shqipëri, unë isha në klasë të parë, me thotë zysha qe është babi te dera. Dhe për mua ishte pak e papritur. Kur dal dhe shikoj një burrë të lartë që më përkëdhel dhe më puth dhe me thotë, jam babi. Nuk dija si të reagoja sepse nuk isha i përgatitur.
Sa kohe kishe pa e parë?
Amos Zaharia: Nuk e shikoja që nga mosha 3 vjeç e gjysmë deri në moshën 6 vjeçare. Deri ne këtë moshë fëmija pothuajse nuk krijon dot memorie kështu që unë në një fare mënyrë e kam parë 6 vjeç e gjysmë babain për herë të parë.
E përqafove, i fole apo u trembe?
Amos Zaharia: U tremba fillimisht, pastaj u mësova me idenë dhe u lidhem me njeri-tjetrin ashtu siç i takon një babai dhe një fëmije.
Si baba si ka qenë për ty?
Amos Zaharia: Gjergji ka qenë i rreptë. Por kjo ishte thjesht një maskë që Gjergji vendoste në punë sepse në familje ishte njeri shumë i dashur, shumë prezent dhe shumë i kujdesshëm. Edhe gjithmonë përpiqet të jetë aty për ty për çdo nevojë saqë ndonjëherë bëhet dhe i “bezdisshëm” sepse të merr në telefon për çdo gjë.