
Dre Love, emri skenik i André Thomas Halyards, një artist amerikan që u zhvendos në Firence në vitet '90 dhe që konsiderohej një nga pionierët e hip-hopit italian, ka vdekur në moshën 55 vjeçare.
DJ, reper, krijues beat-esh, kantautor dhe bashkëpunëtor i shumë artistëve, ai lindi në Queens, Neë York dhe më pas në fillim të viteve '90 u zhvendos në Florence (qyteti italian ku vdiq).
Pasi iu bashkua Radical Stuff, një nga grupet e para italiane të hip hopit, ai kontribuoi në lindjen e skenës së repit në vendin fqinj, duke u bërë më vonë pjesë e Messaggeri della Dopa, një grup muzikor i njohur me emrin Neffa.
Dre Love bashkëpunoi me reperë të ndryshëm në dy albumet e para, por më pas bashkëpunoi edhe me Irene Grandi, Alex Britti, Almamegretta, Reggae National Tickets, deri te Jamiroquai.
Muzika e tij kombinonte kulturën afrikano-amerikane me atë eksperimentale, duke përfshirë repin, funkun, soulin dhe muzikën elektronike.