Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Aldo Marku dhe Rizarta në një lidhje? Ish-banori i BBV sqaron marrëdhënien e tij me influenceren

Shkruar nga Newsbomb
Aldo Marku dhe Rizarta në një lidhje? Ish-banori i BBV sqaron
Aldo Marku dhe Rizarta Hoxha

Aldo Marku dhe Rizarta Hoxha gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, shprehën një pëlqim për njëri-tjetrin.

Megjithatë, pas daljes së Rizartës nga shtëpia, duket se ajo është ndjerë e zhgënjyer nga disa gjëra që ka parë, duke bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë mundësi për një marrëdhënie më të thellë me Aldon jashtë reality show-t.

Në një intervistë, Rizarta ka shpjeguar se pas disa vëzhgimeve, ka ndryshuar mendje dhe nuk do të vazhdojë me Aldon.

Nga ana e tij, Aldo ka folur për këtë dhe në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka konfirmuar se është takuar me Rizartën dhe kanë folur në tërësi.

“Po kemi komunikuar, kemi pirë dhe një kafe. Kaq. Folëm në përgjithësi që nuk i kemi bërë aty brenda, duke njohur njëri-tjetrin më shumë. Në përgjithësi është gocë e mirë dhe të jemi të kujdesshëm unë nuk jam ky përdoruesi as në jetën jashtë edhe pse janë parë gjërat”, u shpreh ai.

Aldo gjithashtu ka shtuar: “Jam në një moshë tjetër nuk më bëjnë përshtypje sepse kam kaluar shumë, kam ndërruar frekuencë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese