Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Akuzat për favore seksuale ndaj Saimir Kodrës, përgjigjet Egla: Aktualisht jam duke folur me avokaten

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat për favore seksuale ndaj Saimir Kodrës, përgjigjet Egla:
Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Vip, Egla Ceno

Në post Big Brother Vip, fituesja e këtij edicioni Egla Ceno ka deklaruar se nuk është thirrur në gjyq, ndryshe nga sa ishte përfolur, gjatë kohës që ndodhej brenda shtëpisë së famshme.

Më herët, aktorja u njoftua se ndaj saj ishte paralajmëruar një përballje gjyqësore për deklaratën që ajo kishte bërë kundrejt moderatorit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Duke ju përgjgjur pyetjes së moderatorit, Ledion Liço, Egla tha se ende nuk është thirrur në gjykatë për këtë çështje, por është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj. Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Vip shtoi se mënyra se si çështja e saj u përdor për lojë brenda, nuk e frikësonte por i jepte ankth.

Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por me jepte ankth”,- u shpreh Egla.

Ndërkohë, Egla ka zbuluar se e ka qartësuar edhe mamin e saj, e cila ishte e shqetësuar që mund të përfundonte në burg.

Gjëja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thashë mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”- tha Egla.

Kujtojmë se më herët, gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Egla rrëfeu një copëz të jetës, ku tregoi se një producent emisioni në televizion kishte kërkuar ndaj saj favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Pas deklaratës së Eglës, në rrjet nisën aludimet se kush mund të jetë dhe u pretendua për Saimir Kodrën. Ky i fundit, gjatë një puntate në emisionin e tij “Stop”, reagoi duke thënë se do të ndërmarrë një nismë ligjore përkundrejt atyre që kanë denjuar që të përbaltin emrin e tij me deklarata të rreme.

"Ky është reagim për ata që më ndjekin dhe kolegët gazetarë që më telefonojnë për një version. Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Nuk dua t'i përgjigjem se e vetmja përgjigjie ndaj kësaj aktoreje të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë.

Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo ka ballën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i kam pasur kërkuar afera seksuale. E gjitha kjo histori më bëri që të kaloj në nostalgjinë e radios. Ky në mes jam unë. Kësaj zonjes dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Këtu kemi qenë të gjithë 25 vjeç.

Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as drejtor i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo  është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,"- thuhej në deklaratën e dhënë më herët nga Saimir Kodra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese