Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Aktori nga Kosova tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë, reagon Noizy: O aga ndërroje mallin!

Shkruar nga Newsbomb
Aktori nga Kosova tha se shqiptarët e Shqipërisë janë
FotoMontazh/ Aktori nga Kosova, Osman Azemi dhe reperi, Noizy

Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka bërë një reagim pas deklaratës së aktorit të humorit, Osman Azemi se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për Kosovën.

Gjatë një emisioni televiziv në Kosovë, aktori Shqipëria nuk i gëzohet suksesit që vendi ka arritur, pasi ato kanë dëshmuar arritje në botë përmes emrave të shquar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi dhe Xherdan Shaqiri, ndërkohë që në Shqipëri ka më pak ose aspak njerëz të tillë.

Në një video-mesazh të postuar në rrjetin social, Instagram Noizy shpehet se aktori po flet përcart dhe ai duhet ta ndërrojë mallin që merr, pasi nuk mund të ketë zili vëllai-vëllain.

Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,”- dëgjohet duke thënë Noizy në video.

Gjithashtu, krahas videos së shpërndarë, ai ka vijuar me kritikat e tij, duke thënë se nëse do e dëgjonte gjyshi i tij duke folur në këtë mënyrë për shqiptarët e Shqipërisë do e kishte nëmur babanë e tij.

Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman”,- shkruan Noizy në postimin e tij.

Aktori nga Kosova tha se shqiptarët e Shqipërisë janë
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed