Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Aktori ka varësi…”, Megi Pojani zbulon shkakun e ndarjes mes Besit dhe Xhensilës

Shkruar nga Newsbomb
“Aktori ka varësi…”, Megi Pojani zbulon shkakun e
Foto nga dasma e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut

Divorci mes këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Bes Kallaku, vijon të mbetet kryefjalë në mediat rozë.

Pikërisht për këtë temë ka folur edhe Megi Pojani në podkastin “Me Kast”, ku së bashku me motrat e saj folën për ndarjen e çiftit, të cilët janë edhe prindërit e dy fëmijëve.

Sipas Megit, arsyeja e ndarjes mes Xhensilës dhe Besit, është se aktori kishte varësi me alkoolin. Ajo thotë se për shkak të varësisë me alkolin, Besi nuk kishte pranë familjes dhe kjo shpesh sillte debate mes çiftit.

“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.

Ajo po ashtu ka komentuar edhe këngën “Mosmirënjohja”, që thuhet se është një mesazh për Xhensilën, duke thënë se Besi në këtë mënyrë ka sulmuar ish-gruan.

“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histori publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin sepse paska qenë mosmirënjohëse”, u shpreh ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese