Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Aksidenti me motorr i vajzës dhe ndryshimi i mbiemrave, Brad Pitt nuk fshihet: Jam i vetmuar

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti me motorr i vajzës dhe ndryshimi i mbiemrave, Brad Pitt nuk
Aktori Brad Pitt

Brad Pitt duket se nuk do t’i festojë si gjithmonë festat e fundvitit për shkak të situatës së tij me familjen. Aktori i njohur ka folur për marrëdhënien me fëmijët ku ka thënë se Krishtlindjet nuk do të jenë më njësoj.

Historia e Brad Pitt nisi në vitin 2014 kur u martua me Angelina Jolie. Dy vite më pas erdhi divorci, ku çifti ishte në qendër të vëmendjes për shkak të grindjeve të shumta. Ata u njohën në 2005-sën dhe u dashuruan gjatë xhirimit të filmit të tyre.

Asokohe, Brad Pitt ishte i martuar me gruan e parë, Jennifer Aniston. Por, u nda nga kjo e fundit për të nisur romancën me bukuroshen Jolie.

Edhe në gjykatë Brad Pitt pasi përplasje me bashkëshorten e vet për pronat dhe kujdestarinë e fëmijëve. Togat e Zeza I dhanë të drejtë Angelinës për t’i mbajtur fëmijët e kësisoj, aktori është I detyruar t’I shohë ata sipas vendimit të Gjykatës.

Nga kjo martëesë, ata kanë tre fëmijë si Shiloh 18-vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 16-vjeç. Fëmijët nuk kanë preferuar të mbajnë mbiemrin e Pitt. E për të thelluar më shumë hendekun, aktori ka treguar se nuk ka mundur të shkojë të shohë Shiloh, që pësoi aksident me motor.

“Më mungojnë fëmijët. Dua të kem një marrëdhënie të ngushtë me ta. Veçanërisht për të festuar dhe ditëlindjet në këtë muaj”, ka thënë ai duke theksuar se Angeline i ka kthyer kundër tij, raporton “Daily Mail”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese