Bardhi i ka propozuar moderatores Sara Gjordeni për martesë. I ulur në gjunjë ai ka marrë një "po" të madhe nga partnerja e tij, me të cilin nisi një romancë brenda në shtëpinë e BBV.
Po ashtu Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e konfirmoi ditën e djeshme modelja me anë të një video shumë të ëmbël në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë lajm të ëmbël ka reaguar edhe këngëtari, i cili shprehet se nuk ka ndjenjë më të bukur dhe më të shenjtë se lajmi që do bëhesh baba.
“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, shkroi Bardhi përmes një postimi.
Kujtojmë që Bardhi dhe Sara lidhjen e tyre e nisën në Big Brother VIP. Lidhje e cila vijoi edhe jashtë shtëpisë së madhe, ndërsa çafti tashmë do të bëhet prindër për herë të parë.