Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Ajo ma shpif, është e poshtër”, sipërmarrësja “shpërthen” live për Françeskën, akuzon Top Channel: Ka mbështetjen e kësaj media

Shkruar nga Newsbomb
“Ajo ma shpif, është e poshtër”,
Silva Hijnemani dhe Franceska Murati

“Ajo është e poshtër, intrigante e me probleme psikologjike”, këto fjalë janë përdorur ditë më parë nga sipërmarrësja Silva Heijnemani për një nga banoret e Big Brother Vip 3, Françeska Murati.

Në një nga televizionet më të mëdha në Shqipëri, pikërisht në Top Channel, Silva e cila njihet si një feministe dhe këtë e ka deklaruar disa herë nëpër media, ka folur së fundmi me një gjuhë urrejtje për Françeskën.

Duke iu referuar banores si personi që përfaqëson anti-vlerat në këtë edicion të Big Brother Vip, Silva tha se ajo ka nevojë për ndihmë psikologjike. Teksa për asnjë moment nuk nguroi të shprehte simpatinë e saj për banoren tjetër të shtëpisë, Heidin, sipërmarrësja akuzoi edhe Top Channel duke thënë se po favorizojnë Françeskën, pasi prej kohësh asaj duhet t’i kishte shkuar zarf i zi.

“Njeriu me një maskë që hyri me maskë në fillim dhe më negativi në këtë Big Brother Vip 3 është Françeska. Françeska për mua ka probleme të mëdha psikologjike dhe kam dëgjuar që ka qenë e bullizuar dhe një njeri që e ka vuajtur në kurriz një fenomen kaq të rëndë, nëse është e vërtetë dhe nuk është krijuar situata për ta mbrojtur. Sepse po të lexosh komentet, nxin, nxin. Për mua është simboli i antivlerave, është dashakeqëse ndaj një historie dashurie, u afrua me një element tinzare, e bëri mikeshë Heidin dhe Romeon, bullizon, ka sindromën OCD. Kam pasur momente kur kam pasur neveri për atë, por tani jo më, tani ndjej keqardhje.

Ajo është e poshtër, intrigante. Është detyra e medias të provojë, ajo është për zarf të zi prej kohësh dhe është e dukshme që ka mbështetje nga kjo media”, tha Heijnemani.

Kjo deklaratë e sipërmarrëses ka shkaktuar revoltë në rrjetet sociale. Mënyra, fjalët që Hijnemani ka përdorur janë dënuar nga ndjekës të shumtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese