Gjatë kohës që “sy e veshë” të gjithë ishim nga Princ Leka dhe Blerta Celibashi kuptuam dhe një tjetër detaj interesant, që kjo e fundit është shumë mikeshë me Françeska Muratin.
Ish-banorja e Big Brother Vip ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Top Albania Radio” ku dhe ka “zbuluar” shumë më tepër për lidhjen e Blertës me Princin.
Teksa ka theksuar se mikesha e saj është një vajzë plot blera dhe mbi të gjitha një mike mjaft e mirë, Françeska ka theksuar se mes Blertës dhe Princ Lekës ka shumë dashuri.
“Unë nuk kam nevojë ta përkrah Blertën, ajo ka vlerat e veta. Është një super vajzë. Ata janë shumë të lumtur dhe duhen aq shumë dhe njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë sesa duhen dhe sa të lumtur janë bashkë”, ka thënë Françeska.