Në një intervistë emocionuese çifti i njohur i TikTok-ut, Cherly, 63 vjeçe dhe Quran, 26 vjeç, kanë bërë një njoftim që ka lënë të gjithë të befasuar. Ata kanë shpallur se po e përgatiten veten për të mirëpritur një fëmijë përmes një nënë surrogate.
Gjatë intervistës me Bieta Sulon, ata ndanë sfidat që kanë hasur në këtë proces, duke theksuar se gjetja e nënës surrogate nuk ka qenë aspak e lehtë. Nëna surrogate që kishte ngelur shtatzënë është tërhequr nga procesi, duke i lënë ata në një situatë të vështirë.
Cherly dhe Quran shprehen se ata nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të realizuar ëndrrën e tyre për të pasur një fëmijë.
Pjesë nga intervista:
Cherly: Kemi patur 4 nëna mbartëse të cilat ndërronin mendje dhe janë ofruar. Njëra mori pagesën dhe nuk donte të vazhdonte më, tjetra kishte përdorur drogë.
Ishte pak si mashtruese që në krye të herës. Ne e zbuluam pasi ngeli shtatzënë, nuk kishte përputhje të informacionit me të dhënat që neve na kishte thënë. Më vonë kuptuam që diçka nuk shkonte, ajo përdorte droge deri ne muajin e 4 të shtatzënisë. Ne kërkonim që fëmija të ishte i shëndetshëm.
Quran: Ishte rasti i katërt ai që na gëzojë. Por, nëna me të cilën ne kemi komunikuar është tërhequr dhe dëshiron ta mbajë fëmijën, i cili është i imi dhe kjo është beteja jonë ligjore tani. Më parë ka qenë shtatzënë me një djalë por nuk e donte dhe e ka abortuar, tashmë që është vajzë ajo dëshironë ta mbaj dhe nuk do të na i jap.