Aktori dhe tashmë drejtuesi i “Fiks Fare”, Jul Deda ka kritikuar kolegun e tij Albano Bogdon për gjuhën e përdorur gjatë një interviste.
Juli tha se Albano është një person shumë i talentuar dhe se falë talentit të tij ka fituar edhe zemrat e publikut dhe se nuk i duhet një fjalor i tillë.
“Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes”, tha ai ndër të tjera.
“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që ka bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.
Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.
Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, u shpreh Albano.
Kujtojmë që Arbano së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e Rober Berishës, ku kanë përdorur një fjalor pa etikë.