Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Agron Llakaj feston ditën e lindjes duke shprehur zbarzëtinë e jetës së tij për bashkëshorten e ndjerë: Nuk e gëzoj dot si dikur

Shkruar nga Newsbomb
Agron Llakaj feston ditën e lindjes duke shprehur zbarzëtinë e
Agron Llakaj dhe bashkëshortja e ndjerë Kostandina

Aktori i njohur Agron Llakaj ditën e sotme feston 65 vjetorin e lindjes, por duke ia dedikuar bashkëshortes së tij e cila ka ndërruar jetë kohë më parë.

Me një postim në platformës “Instagram”, aktori ka shpërndarë një video dhe dedikim për bashkëshorten e ndjerë, duke shprehur kështu zbarzëtinë në jetën e tij.

Në postimin e tij, Llakaj shkruan fjalët më prekëse, ku thekson se ditën e veçantë të tijën nuk e feston më si dikur dhe shpreh falënderime për gjithë dedikimin që ajo ka dhënë gjithë vitet që ata kanë gëzuar dhe "hidhëruar" së bashku.

Postimi i tij:

E dashur dhe e shtrenjte,Kostandina,
Une sot 65 vjeç… por për herë të parë, ditelindja e kesaj moshe më duket si një numër i zbrazët. Sepse Ti nuk je këtu. Nuk je këtu që të qeshësh mes nesh si cdo here ,kur ndiznim atmosferen me te qeshura pa fund, nuk je Ti, qe me dritën e syve të tu në tryezën e festes, të kujtosh me mua rrugëtimin tonë.
Nuk e festoj dot këtë ditëlindje si dikur.
Por e kthej në një ditë falënderimi për Ty – për dashurinë që më dhe,per femijet ,familjen dhe jetën që ndërtuam, për gjurmën që le ne shpirtin tim.
….dhe une vazhdoj te jem ende këtu, duke ecur ngadalë drejt mbrëmjes së jetës, me emrin tënd në çdo hap, me ty në çdo frymë.

Pergjithmone yti,
Agroni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agron Llakaj (GON’NINA) (@agronllakajofficial)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese