
Dy prej personazheve më të komentuar të “Ferma VIP”, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas një afrimiteti të papritur që nisi nën jorgan dhe përfundoi me një përplasje emocionale të fortë.
Gjatë një darke romantike, Alba zgjodhi të shprehej hapur për ndjenjat e saj, duke i thënë Limit: “Kam pëlqim për ty, interes, dua të të njoh më shumë. Më mungon kur je larg.” Por, përgjigjja e tij ishte e papritur dhe mjaft e prerë.
“Unë jam komplet e kundërta e kësaj. Mendoj se duhet t’i japim hapësirë njëri-tjetrit. Çfarë pëlqen tek unë?”, e pyeti ai me ironi.
Alba u përpoq të shpjegonte se nuk kishte një arsye të saktë, por e tërhiqte gjithçka që ai bënte. Megjithatë, reagimi i Lim ishte i fortë dhe pa filtra: “Atëherë çdo gjë që po ndodh këtu mes nesh, po ndodh se ty ta do by*ha dhe jo zemra.”
Pavarësisht këmbnguljes së Albës për sinqeritetin e ndjenjave të saj, Limi mbeti i vendosur: “Nuk dua të jem i keq, por po të them në mënyrën më të butë që mes nesh s’ka asgjë. Ti nuk arrin ta kuptosh. Nisi si lojë dhe po përfundon po aq shpejt.”