Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

A janë këngët e Besit dedikim për të? Xhensila "thumbon" ish-burrin: Lëvizje për të marrë vëmendje, është një aktor i mirë

Shkruar nga Newsbomb
A janë këngët e Besit dedikim për të? Xhensila
Xhensila Myrtezaj - Bes Kallaku

Si rrallëherë, Xhensila Myrtezaj ka folur pa dorashka për divorcin me Bes Kallakun dhe për arsyet që çuan në shkatërrimin e marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, këngëtarja tha se kriza ka nisur vitet e fundit, ndërsa “fajin” ia la mungesës së komunikimit.

Mirëpo e pyetur nga Arbana nëse këngët e Besit janë një dedikim për të, Xhensila tha se nuk kanë se si të jenë për të, pasi nuk kanë lidhje fare me atë që ajo është.

Ajo madje e ka cilësuar linçimin e këtyre këngëve të ish-bashkëshortit si një teknik të zgjuar për të marrë vëmendjen e duhur.  Këngëtarja madje edhe e ka thumbuar duke thënë se ajo është një këngëtare ndërsa ai një aktor i mirë.

“Historia e këngës nuk më përket mua dhe nuk kisha se si ta merrja personale, por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur, gjë që e bëri. Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është një aktor vërtet shumë i mirë.

Por gjithsesi nuk besoj se babai i fëmijëve të mi do të bënte këngë të tilla me dashje për të sulmuar apo prekur figurën e nënës së fëmijëve të tij, nuk e besoj këtë gjë, nuk ka se si të ndodhë”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese