Aktori i njohur amerikan, Ben Affleck ka vendosur që t’ju japë fund thashethemeve se ai po shkon drejt divorcit, me bashkëshorten e tij, këngëtaren Jennifer Lopez.
I ftuar në emisionin e Kevin Hart në Peacock “Hart to Hart”, Affleck ka bërë të ditur se ai nuk po divorcohet nga Lopez, ndërsa nuk ka treguar më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre aktuale.
Aktori ka vijuar më tej duke thënë se rikthimi me këngëtaren në vitin 2021 pas ndarjes , ndryshoi në mënyrë drastike nivelin e famës dhe jetës së tij.
Sipas tij, këngëtarja zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në jetën e tij, por edhe për njerëzit, fansat e saj.
“Ajo është kaq e famshme dhe njerëzit e duan atë. Ajo përfaqëson vërtet diçka të rëndësishme për njerëzit. Është e mrekullueshme”,- është shprehur Ben Affleck.
Gjthashtu, Affleck ka shtuar se fama ka pasur edhe shumë anë negative po aq sa pozitive, përsa i përket rolit të tyre në familje apo si prindër, pasi duhet t;i rezistojnë trysnisë mediatike për të komentuar gjithçka që ato bëjnë.
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u rikthyen së bashku në vitin 2021, ndërsa u martuan në korrik të 2022. Megjithatë, pak kohë më parë ato u përfolën se po shkojnë drejt divorcit.