Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

5 vota jeshile dhe dashurinë e madhe të publikut, Luna Çausholli elektrizon "Këngën Magjike"

Shkruar nga Newsbomb
5 vota jeshile dhe dashurinë e madhe të publikut, Luna
Luna Çausholli ne skenen e "Kenges Magjike"

Pallati i Kongreseve është duke pritur siç është bërë traditë edicionin e radhës të "Këngës Magjike". Sonte është nata e dytë gjysmëfinale e këtij kompeticioni të bukur të muzikës, ndërsa dje ka qenë nata e parë ku kanë spikatur shumë artistë të rinj.

Luna Çausholli ishte vajza që u ngjit në skenë me kitarë dhe menjëherë sapo preku telat e saj, zgjoi kureshtjen e publikut në sallën gjigande.

"Lule Margarita" është kënga që ajo këndoi mbrëmjen e djeshme, duke rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut. Teksti i bukur i shkruar nga Rozana Radi dhe kompozimi i mrekullueshëm i Keidi Bahitit, shoqëruar nga zëri brilant i Lunës, ishin të parezistueshme edhe për jurinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial)

Ata u ngritën menjëherë në këmbë sapo dëgjuan këngën dhe e shoqëruan artisten e re me duartrokitje që vazhduan pa u ndalur deri në fund.

Kishte edhe nga ana që nuk i rezistuan dot tundimit për të vallëzuar nën tingujt e kitarës dhe zërit brilant të Lunës, e cila erdhi në skenë me freskinë e një artisteje të re ama me edukatë të lartë skenike. Kënga dhe performanca e saj e admirueshme rrëmbyen 5 vota jeshile dhe artistja e re kaloi menjëherë në fazën tjetër. 

Luna Çausholli ka disa vite që merr pjesë ne kompeticione te ndryshme artistike, ku spikat me stilin e saj të veçantë, por këtë vit mund ta quajmë vitin e Lunës sepse është e vetmja artiste me pjesëmarrje ne tre festivalet më të rëndësishme shqiptare, Festivali i Këngës ne Kosovë, Kënga Magjike dhe Festivali i 63 i Këngës ne RTSh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese