Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"3 mijë euro për zjarrin, 15 mijë për tymin në skenë", Besa Kokëdhima tregon çmimet e “frikshme” për performancat në Eurovizion

Shkruar nga Newsbomb
"3 mijë euro për zjarrin, 15 mijë për tymin në
Besa Kokëdhima në Eurovizion

Besa Kokëdhima, artistja e cila përfaqësoi Shqiperinë në Eurovizion 2024, pasi nuk arriti të kalonte në finale ka folur për herë të parë dhe treguar disa nga arsyet se përse nuk mundi të kaljë në finale.

E ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, Besa tha se ishte krenarine për punën që ka bërë, por edhe për dashurinë që ka marrë nga publiku.

Sipas Besës, Shqipëria nuk kaloi në finale pasi qëlloi në garë me disa shtete të cilët kishin vite pa shkuar në finale dhe se nëse nuk kalonin edhe këtë vit, nuk do konkurronin më.

E kisha menduar që mund të mos kalonim në finale, pavarësisht se si përfaqësim i Shqipërisë ka qenë shumë i dinjitetshëm, por kishim disa rrethana që ndërlidheshin. Ishte një gjysmëfinale shumë e fortë, rastisëm me disa shtete që kishin 6 vite pa kaluar në finale. Është afërmendjes që një shtet që ka shumë vite pa kaluar në finale duhet të kalojë. Nga dy shtete thonin që nëse nuk kalonin edhe sivjet në finale do të tërhiqeshin. Shqipëria kalon shumë shpesh në finale”, tha ajo.

Në lidhje me performancën e saj, Besa tregon që nuk është realizuar nga stafi shqiptar, ndërsa tregon se ka kushtuar shumë.

Kur kemi marrë listën e çmimeve sa nuk na ra të fikët”, - thotë ajo. “Një element zjarri që mund të zgjasë 3 sekonda, kushton 3 mijë… deri në 7 sekonda  7 mijë euro. Vetëm për të mundësuar tym, fillon 15 mijë euro pa nisur dhe çdo sekondazh është tre deri në 7 mijë euro, por ne nuk bëmë gjëra të tilla.” – tha artistja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese