Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

“22 vite më vonë”, ish-banorja e “Big Brother VIP” takon më në fund babain e saj

Shkruar nga Newsbomb
“22 vite më vonë”, ish-banorja e “Big Brother
Livia Brunga

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, është takuar më në fund me babain e saj.

Përmes platformës “Instagram”, Livia ka shpërndarë një foto me të atin, duke bërë dedikimin prekës dhe duket shumë e lumtur për takimin e saj pas 22 vitesh pa u parë me njëri-tjetrin.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV tregoi momentet e vështira nga jeta e saj ndër vite, ku gjithashtu për herë të parë ajo zhvilloi një bisedë telefonike me të atin, ndërsa priste me padurim që ta takonte atë nga afër.

Në foton që vetë ajo ka shpërndarë, shkruan,“22 vite më vonë”, ku të dy ata duken shumë të lumtur që më në fund takuan njëri-tjetrin.

“22 vite më vonë”, ish-banorja e “Big Brother
Livia me të atin

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese