Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ftesat e dasmës në shishe të veçanta për të ftuarit, ja çifti i showbiz që i ka realizuar

Shkruar nga Newsbomb

Kanë zgjedhur një shishe me tapë të mbyllur për të future ftesat e tyre të dasmës si për të treguar se jeta e tyre pas 12 shtatorit do të jetë ndryshe, brenda një shisheje dhe vetëm me njëri tjetrin. 

Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe reperi Big Basta kanë vendosur ti japin fund beqarisë me një dasëm në 12 shtator, të miqve dhe familjarëve të tyre, sipas gazetës Telegraf. Ata kanë qenë origjinalë edhe në ftesat e bëra, ku çdo i ftuar ka marrë një shishe të mbyllur me tapë, brenda së cilës duket ftesa e dasmës.

E shkruar me një kaligrafi që i përket më shumë shekujve të kaluar dhe jo viteve të sotme, Geri dhe Vesa kanë ftuar njerëzit në dasmën e tyre me kërkesën e veçantë që ata t’i bashkohen këtij gëzimi. Çifti është lidhur që në vitin 2012 dhe që atëherë nuk janë ndarë ndonjëherë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese