Hapësire reklamuese

Politikë

Shorti për apartamentet e tërmetit, Rama në Shijak: I merrni me tapi dhe pa asnjë kokërr leku! Mund dhe t'i shisni

Shkruar nga Newsbomb
Shorti për apartamentet e tërmetit, Rama në Shijak: I merrni me

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë mesditën e kësaj të hëne në Shijak, në procesin për hedhjen e shortit për ndarjen e apartamenteve të rindërtuara nga tërmeti tragjik i vitit 2019. Ai është shprehur se banorët i marrin "pa kokërr leku" dhe me tapi.

"Nuk guxon të hapësh televizorin apo portalin se të mbysin në rrena e ta bëjnë gjakun helm. Rrenë që do dhjetëfishohen gjobat për biznesin e vogël. Ata janë motori më i rëndësishëm i gjithë rrjetit të ekonomisë sonë. Gjobat do të rriten deri në 10-fish për të mëdhenjtë që abuzojnë ndërsa për të vegjlit do vazhdojë taksa zero, mbështetja maksimale.

Rrena e shpërndarë njësoj siç mund të dalë sot që kryetari i bashkisë më ka lënë pa shtëpi. I gëzofshi shtëpitë, do i merrni me tapi dhe nuk do paguani asnjë kokërr leku. Jua bënë gjakun helm se thonin do jua shesin shtëpitë, nuk do jua japin fare. Është e juaja, ta gëzoni, mund ta shisni apo ta mbani. Bëni çfarë të doni”, u shpreh kryeministri.

 

Edi Rama ka vlerësuar dhe punën e bërë nga kryebashkiaku Enton Arbana. Ai tha se kishin takuar një emigrant që ishte kthyer për të marrë pjesë në shorteun për ndarjen e shtëpive, dhe i kishte falenderuar për punën e bërë.

"Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. S’ka kompliment më të madh se kur emigrantët çmojnë punën se është një vlerësim i dikujt që e shikon realitetin më mirë sepse ka dhe distancën e kohës dhe një sens më të fortë të ndryshimit. Kur ne e shohim njëri-tjetrin rrallë, e shohim si ka ndryshuar tjetri.

Fjalët e tij ishin kompliment i madh, vlerësimi për transformimin në këtë zonë dhe patjetër që është meritë e kryetarit tuaj të bashkisë, i cili është treguar një zgjedhje jashtëzakonisht e duhur. Ne e duam prapë kryetar bashkie”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu