Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Short “ferri” për kampionët e Shqipërisë dhe Kosovës në Champions, nga Galatasaray te Qarabag i Redon Xhixhës

Shkruar nga Newsbomb

Kampionatet i drejtohen fundit, disa kanë mësuar verdiktet ndërsa të tjerë presin akoma deri në minutën finale. Në Kosovë dhe Maqedoni, Ballkani e Struga janë shpallur kampion ndërsa në Shqipëri mbetet ende gara e hapur por Tirana kryeson me 2 pikë, 2 javë nga fundi.

Tre kampionët do të përfaqësojnë vendet e tyre edhe në kualifikueset e Champions League dhe me interes të madh pritet shorti që do t’u bjerë ekipeve. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë teksa koeficientët kanë bërë që të rrezikohen përballje me gjigantë europianë.

Ballkani, Struga, Tirana ose Partizani janë shortuar në vazon jofavorite dhe rrezikojnë një short ferri teksa në kahun tjetër shihen ekipe gjigante si Galatasaray, Qarabag i Redon Xhixhës, Ferencvaros apo Sheriff Tiraspol. //Marrë nga Newsport.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese