Gjatë këtyre ditëve në mediat kanë bërë bujë fotot e kapura të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilët u panë teksa bisedonin në një event ku ishin të pranishëm të dy.
Teksa rrjeti zien për “ribashkimin” e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të gjithë janë kuriozë se si e ka pritur Beatrix Ramosaj këtë lajm.
Ka qenë Antonela Berisha, ajo e cila tregoi se si Trixa reagoi kur i pa fotot. E ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, Antonela pranoi se ishin bashkë kur këngëtarja pa lajmin në mediat online.
“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata.
Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”, tregoi Antonela.