Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoqëronte Ervis Martinajn, gazetari: Agjenti Operacionales qëndroi 2 orë "tek për tek" me Gledis Nanon! Ka një rol në vrasjen e Fushë Krujës

Shkruar nga Newsbomb
Shoqëronte Ervis Martinajn, gazetari: Agjenti Operacionales qëndroi 2

Gazetari Elton Qyno është shprehur mbrëmjen e sotme se Jeton Lami, agjenti i Operacionales që u arrestua ditë më parë se shoqëronte me makinë biznesmenin e shumëkërkuar Ervis Martinaj, është takuar dhe ka folur "tek për tek" me Gledis Nanon.

Sot, ky i fundit është ish-drejtor i Policisë së Shtetit, por sipas Qynos ai ka biseduar shumë gjatë me agjentin e Operacionales. Madje, sipas tij, Jeton Lami ka dhe një rol në vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë, ku mbeti i vdekur Brilant Martinaj, kushëri i parë i Ervis Martinaj.

“Jeton Lami ka zhvilluar një takim dy orë e gjysmë me Gledis Nanon. I ka kërkuar ndjesë dhe ka folur për emra të tjerë të përfshirë. Dyshimet janë se ka pasur diskutime edhe për rrethanat ku mund ta ketë dërguar Ervis Martinajn.

Biseda është bërë tek për tek në zyrën e Gledis Nanos. Kontaktin pas arrestimit e ka zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm të policisë që ishte në detyrë. Lami është një person që ka një rol në ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë ku u vra Brilant Martinaj”, deklaroi ai.

Lexo edhe 1: Ervis Martinaj është vrarë? Gazetari: Kam qenë në shtëpinë e tij, familja ka hapur mortin

Lexo edhe 2: Klodiana Lala: Ervis Martinaj në konflikt me biznesmenë të fuqishëm, njëri po ndërton te Gjiri i Lalzit dhe i ka marrë para

Lexo edhe 3: Gazetari: Ervis Martinaj është rrëmbyer nga persona me veshje të Forcave Speciale!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll